“Katalonja, grusht shteti”, Spanja: Ne respektojmë Kushtetutën

22/10/2017 20:20

“Nëse dikush po tenton një grusht shteti, ajo është qeveria rajonale katalanase”. Kështu i është përgjigjur ministri i Jashtëm spanjoll Alfonso Dastis pretendimeve të lidereve katalanas se ndërhyrja e Madridit për të marrë kontrollin e rajonit, përben një puç.

Kryetarja e Parlamentit të Katalonjës Carme Forcadell i quajti më herët ‘grusht shteti de fakto’ masat e njoftuara nga qeveria qendrore.

Kryeministri Mariano Rajoy parashtroi të shtunën planet për shkarkimin e qeverisë katalanase e për të kufizuar disa prej lirive te parlamentit te saj. Raportet mediatike sugjerojnë se autoritetet qendrore do të marrin gjithashtu kontrollin e policisë lokale dhe të televizionit publik TV3.

“Nëse ka një përpjekje për grusht shteti, atë po e kryen Puxhdemont dhe qeveria e tij. Ajo që po bëjmë ne, është respektimi në mënyre strikte i Kushtetutës sonë, e cila është identike me dokumentin themelatar gjerman. Demorkacitë e tjera nuk do të pranonin që një vendim i tillë të merrej nga një pjesë e vendit”, u shpreh Alfonso Dastis, ministri i Jashtëm spanjoll.

Madridi vendosi të evokonte nenin 155 të Kushtetutës që mundëson vendosjen e sundimit direkt mbi katalonjën, pasi udhëheqësit rajonal refuzuan të hiqnin dorë nga Pavarësia.

Presidenti katalan, Carles Puigdemont deklaroi me herët se rajoni nuk do të pranojë planin e Madridit për qeverisje direkte duke e quajtur atë sulmin më të rëndë ndaj institucioneve në Katalonjë që nga diktatura e gjeneralit Franko, nën të cilën autonomia rajonale u hoq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA