Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, e cila u mbajt në Fakultetin e Drejtësisë me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tiranës.
Në fjalën e tij, Meta e vuri theksin tek kontributi i çmuar dhënë nga stafi akademik i fakultetit, në procesin reformues të sistemit të drejtësisë.
“Pritshmëria e shoqërisë në lidhje me transformimin e thellë të sistemit të drejtësisë e motivoi Kuvendin e Shqipërisë të ndërmerrte iniciativën për reformimin e tij në thellësi. Pikërisht kjo sfidë kërkonte angazhimin e ekspertëve më të mirë të ligjit, vendas e ndërkombëtarë, të cilët do të punonin krah për krah me njëri-tjetrin”, tha Meta.
Në kë veprimtari ishin gjithashtu të pranishëm dekani i këtij Fakulteti, Artan Hoxha, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja; ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla; zv.ministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo, anëtarë të stafit pedagogjik dhe të ftuar të tjerë.
Top Channel