Specialistë nga Kosova ndihmuan autoritetet shqiptare të shpëtonin një ari që kishte rënë në kurth në fshatin Polis të Elbasanit.
Ndërhyrja për të vënë në gjumë ariun e më pas për ta mjekuar dhe për ta lënë të lirë, zgjati rreth 4 orë.
Fatmir Brazhda, i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Elbasanit, tha: “Ka pasur dëmtime tek të mbjellat e familjarëve dhe ky është rasti i dytë që konstatojmë ari në kurth”.
Kurthet ngrihen prej banorëve të cilët ndihen të rrezikuar nga ariu i murrmë.
“Është rrezik për banorët dhe shkatërron të gjitha tokat bujqësore”, thonë banorët.
Specialistët fajësojnë komunitetin që, duke shkatërruar pyjet, po i detyron kafshët e egra që të zbresin në fshatra, në kërkim të ushqimit.
“Kafshët e egra, duke u detyruar që të afrohen në zonat e banuara në kërkim të ushqimit, bëhen rrezik për njerëzit. Me laqe nuk zgjidhet gjë, thjesht bëjnë dëm edhe më të madh”, shprehet Sajmir Shehu, koordinator për Shqipërinë në projektin “Four Paën”.
Specialistët paralajmëruan edhe një herë banorët se ngritja e kurtheve për kapjen e kafshëve është formë gjuetie, ndaj dhe si e tillë do të dënohet.
Top Channel