Vlorë, protestë për transferimin e fëmijëve në shkolla

18/10/2017 05:04

Dhjetëra prindër në Vlorë protestuan kundër transferimit të fëmijëve të tyre nga shkolla ku mësonin në një tjetër, 5 kilometra më larg.

Prindër dhe nxënës të shkollës së mesme “Jani Minga” në Vlorë thonë se vendimi i drejtorise për t’i dërguar në gjimnazin “Mustafa Kemal Ataturk” është arbitrar.

Drejtoresha e shkolles se mesme “Jani Minga” thotë se vendimi është marrë në baze të urdhrit të Ministrisë së Arsimit dhe se nuk do të cenojë procesin mësimor.

“Arsyeja e kësaj zhvendosjeje është fakti që shkolla 9-vjeçare ka bërë një kërkesë dhe është miratuar kjo kërkesë, që të gjitha klasat e saj të kalojnë me mësim paradite”, thotë drejtoresha e shkollës, Alma Bakiu.

“Jani Minga” përfshin edhe një shkollë 9-vjeçare, e cila do të mbetet atje, ndërsa 276 gjimanzistët do të transferohen së bashku me stafin pedagogjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA