“Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për… Doganat greke nuk do të funksionojnë për 24 orë, për shkak të një greve.
Policia Kufitare lajmëron të gjithë udhëtarët që të mos nisen drejt Greqisë, pasi lëvizja e automjeteve nuk do të jetë e mundur që nga ora 23 e së mërkurës deri në të njëjtën orë të datës 19 në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, si dhe nga ora 7 e mëngjesit të së enjtes deri në orën 7 ditën e premte në pikën kufitare të Kakavijës.
Meqenëse në grevë janë vetëm doganierët, e jo policia, kalimtarët do të jenë të lirë të lëvizin në kufi.
Doganierët grekë protestojnë kundër reformës së pensioneve dhe kushteve të punës. Një nga kërkesat e doganierëve është dhe rritja e pagave.
Që prej fillimit të krizës greke, pagat dhe pensionet e këtij sektori janë ulur deri në 50%, ndaj sindikata e sheh grevën si e vetmja rrugë për plotësimin e kërkesave.
Deri mëngjesin e së premtes, asnjë pikë doganore nuk do të lejojë kalimin e mjeteve dhe mallrave. Ndërsa asnjë anije mallrash, tren ose kamion, nuk do të përpunohet në portet dhe pikat hyrëse e dalëse të vendit. Lëvizja pritet të normalizohet paraditen e së premtes.
Top Channel