Durrës, mjegulla pengon ankorimet
18/10/2017 21:56
Durrësi dhe rrethinat e tij janë zgjuar sot të mbuluar nga mjegulla, që ka shkaktuar dhe vështirësi në qarkullim për shkak të uljes së shikueshmërisë edhe në distanca të vogla.
Mjegulla e dendur ka vështirësuar dhe futjen në port të trageteve të linjës Bari-Durrës, me udhëtarë dhe automjete që ishin parashikuar të akostoheshin në orën 08.00 të ditës së sotme.
Me uljen e dendësisë së mjegullës dhe një vonesë afro 2-orëshe, tragetet kanë hyrë njëri pas tjetrit në kalatë.
Top Channel