Varfëria pengon arsimin, në shkollë pa libra
17/10/2017 02:50
Në Gjirokastër tekstet mësimore janë subvencionuar këtë vit me 72% të vlerës për anëtarë të komuniteteve rome dhe egjiptiane.
Por shumë fëmijë të tjerë nuk kanë patur mundesi të blejne librat, si ata nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike,të policëve të vrarë, dge fëmijët jetimë etj. Shkollat e mesme kanë dhe numrin më të lartë të nxënësve aqë shkojnë në mësim pa libra. Një ndër ata është edhe Donaldi.
Burime nga Drejtoria Arsimore Rajonale sqaruan për Top Channel se problemi ekziston edhe për mungesë të mjaftueshme informacioni për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Top Channel