Rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon 2 raunde regjistrimesh, ku i dyti përfundoi më 14 tetor. Por, Ministria e Arsimit jep një mundësi të tretë deri më datë 26 nëntor.
“Po krijohet një mundësi që të gjithë ata aplikantë që nuk janë regjistruar në raundin e parë dhe të dytë që të kenë mundësi të regjistrohen në degën ku kanë interes. Janë 4 mijë studentë që përfitojnë nga ky shans i tretë”, shprehet Arjan Xhelaj, Drejtori i Rrjeti Akademik Shqiptar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Portali “UAlbania”, në total numërohen 22 mijë të regjistruar në universitetet publike dhe private, nga të cilët 17 mijë në raundin e parë dhe 5 mijë në raundin e dytë. Po si shpërndahen vendet e lira në universitetet më të mëdha publike të vendit?
“Në Universitetin e Tiranës kemi 5420 aplikantë të regjistruar. Në Universitetin Politenik pothuajse i ka ezauruar të gjitha kuotat, po ashtu edhe Mjekësia apo Stomatologjia”, thotë Xhelaj.
Por, Xhelaj thotë se përparësi në këtë raund të tretë kanë ata që janë në listë nga klasifikimet e raundit të dytë, për t’u shpërndarë më pas te aplikantët e rinj.
Pranimet në Universitetet Publike/Private
Raundi 1 17 mijë të regjistruar
Raundi 2 5 mijë studentë
Raundi 3 4 mijë kuota të lira
Universiteti i Tiranës
5631 kuota në total
5421 aplikantë të regjistruar
210 kuota të lira
Universiteti Politeknik
1765 kuota në total
1716 aplikantë të regjistruar
49 kuota të lira
Universiteti i Mjekësisë
913 Kuota në total
898 aplikantë të regjistruar
15 kuota të lira
Top Channel