Shkollat në fshatrat Miresh dhe Lladomericë në Bulqizë e zhvillojnë mësimin në mjedise private.
10 nxënësit e shkollës së fshatit Miresh mësojnë në një ndërtesë që ka qenë dyqani i fshatit në periudhën e diktaturës, e që tani është duke u rrënuar. Klasa e vetme pikon ujë kur bie shi dhe as banjo nuk ka, tregojne nxënësit jashtë kamerës.
Për të filmuar nga brenda është e pamundur pasi mësuesi nuk e lejon.
E njëjta situatë është edhe në fshatin Lladomericë, ku prej dy vitesh, 40 fëmijë e vazhdojnë shkollën në një shtëpi private. Sipas banorëve, shkolla është djegur para dy viteve dhe askush s’e di ende pse ndodhi.
Banorët në një zonë të njohur për ndërtues të zotë kërkojnë vetëm lëndën e ndërtimit nga shtetit që ta ngrenë vetë shkollën e fshatit për fëmijët e tyre.
Top Channel