Sezoni reshjeve, zëvendësohen pusetat e vjedhura
16/10/2017 20:47
Prej disa javësh bashkia e Tiranës ka nisur aksionin e pastrimit dhe zhbllokimit të kanaleve dhe pusetave duke qënë në prag të sezonit të reshjeve.
Ka nisur pastrimi i të gjitha zgarave shi-mbledhëse nga inertet dhe papastërtitë e tjera. Ndërkaq, ka nisur dhe kontrolli dhe riparimi i pusetave që janë dëmtuar.
Në rastet e vjedhjeve janë vendosur të reja, duke rritur sigurinë e kalimtarëve, por dhe të drejtuesve të mjeteve që në jo pak raste kanë pësuar dhe incidente për shkak të tyre.
Krahas vëmendjes në rrugët kryesore, mirëmbajtja, riparimi dhe pastrimi i zgarave shi-mbledhëse nga intertet është shtrirë edhe në zonat periferike dhe nëpër rrugicat e lagjeve.
Top Channel