Problemet teknike, nis nga e para lotaria amerikane

16/10/2017 11:31

Regjistrimet për lotarinë amerikane do të nisin nga e para, bën të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, ambasada bën të ditur se kjo ndodh për shkak të problemeve teknike.

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA