Gjobiten mbi 1500 shoferë, 10 të arrestuar

15/10/2017 23:25

Vetëm gjatë kësaj fundjave, policia rrugore e kryeqytetit ka vendosur 1556 masa administrative për drejtues të automjeteve, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur, për tejkalim shpejtësie apo të atyre që bëjnë gara me shpejtësi.

Pavarësisht masave dhe ndërgjegjësimit muajt e fundit, në fundjavë numrin më të lartë të gjobave e kanë marrë drejtuesit që janë pikasur pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit ose për parakalim të gabuar.

Policia ka arrestuar 10 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi. Vetëm për këto 48 orë, policia rrugore pezulloi 78 leje drejtimi, nga të cilat 52 për shpejtësi tej normave të lejuara, 10 për pije alkoolike dhe 16 patenta për shkelje të tjera, mes të cilave edhe drejtim të automjetit pa leje drejtimi.

Në vijim të masave për rritjen e sigurisë rrugore por edhe ndërgjegjësimin e këmbësorëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, policia rrugore do të ndërmarrë në bashkëpunim me shkollat, një fushatë sensibilizuese.

1556 masa administrative:
131 për mosvendosje të rripit të sigurimit
93 për mospërdorim të kaskave mbrojtëse
189 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit
52 për shpejtësi tej normave të lejuara
104 për parakalim të gabuar
11 për shkelje të semaforit
10 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta