Ndriçimi i rrugëve të Tiranës me dritat LED

14/10/2017 22:39

Tashmë ndriçimi i kryeqytetit bëhet me llampa të teknologjisë LED falë investimit të ri të bashkisë së Tiranës. Dy vite më parë vetëm 30% e kryeqytetit shqiptar arrinte të ndriçohej.

Gjithnjë e më shumë rrugët e kryeqytetit po pajisen me ndriçimin LED, i cili është tepër miqësor me ambientin dhe njëkohësisht edhe më pak i kushtueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa nga fotot e ndriçimit të ri që po instalohet në Tiranë, i ngjashëm me atë të kryeqyteteve më të zhvilluara në Europë.

“Pak nga pak po e transformojmë ndriçimin e Tiranës në LED. Më pak harxhim energjie, jetë më e gjatë për ndriçimin, miqësor me ambientin”, thekson Veliaj.

Dritat LED janë përzgjedhur kryesisht për kursimin e energjisë elektrike. Përveçse do të kursejë energji elektrike deri në 65 për qind dhe do të rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA