Për 800 metra rrugë…

13/10/2017 00:00

Banorët e fshatit Zejmen në Lezhë vuajnë për vetëm 800 metra rrugë  të pashtruar.

Dimër dhe verë rruga me gropa mbushet me ujë dhe vështireson si ecjen në këmbë, ashtu dhe lëvizjen e mjeteve që dëmtohen. 

Banorët e Zejmenit shprehen se aksi lidh disa fshatra si Pllane, Berzanë, Zejmen e Gajush, ku numërohen rreth 300 shtëpi.  

Rruga në njësinë adminsitrative Zejmen, pjesë e Bashkisë së Lezhës i është nënshtruar disa herë matjeve, por punimet nuk kanë filluar kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA