Ofendoi Berishën, opozita kërkon përjashtimin e Ramës
12/10/2017 00:00
Partitë opozitare kanë kërkuar përjashtimin nga Parlamenti të kryeministrit Edi Rama, për shkak se sipas tyre ai ofendoi ish-kryeministrin Berisha teksa ky i fundit po fliste në seancë.
Krerët e grupeve parlamentare i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kanë bërë të ditur kërkesën e tyre.
Ajo që bie në sy në letrën në fjalë është se përveç krerëve të partive të djathta është edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Top Channel