Pastrimi i rrugëve, Gjiknuri në Lezhë: Ndalim aksidentet

11/10/2017 00:00

Nisma për pastrimin e akseve rrugore ka vijuar në Qarkun e Lezhës. Te kryqëzimi i Kosovës, në Fushë Milot, u hoqën pikat e shitjes ambulatore.

Disa qytetarë i çmontuan vet kioskat e tyre, por thonë se duhej të ishin lajmëruar më herët.

Sipas ministrit Gjiknuri, ndikimi pozitiv i heqjes së këtyre objekteve, shpesh shkaktarë aksidentesh, është më i ndjeshëm sesa pesha social-ekonomike në disa familje që kanë shitur në këto pika.

Pas prishjes së pikave të paligjshme të tregtimit në rrugë, aksioni do të vazhdojë edhe me tabelat e karburanteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA