I shoqëruar nga dhjetra biznesmenë, Recep Taip Erdogan zbriti në Beograd në një vizitë zyrtare, ku u prit nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Pas pritjes zyrtare dhe intonimit të dy himneve, Erdogan dhe Vuçiç zhvilluan një takim kokë më kokë dhe menjëherë pas kësaj marrin pjesë në punimet e Forumit të Biznesit turko-serb.

Pikërisht në punimet e këtij forumi, delegacionet nga të dyja vendet do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi mes tyre.

Të mërkurën, Erdogan i shoqëruar nga Vuçiç do të udhëtojë drejt Sanxhakut me shumicë myslimane për t’u takuar me qytetarëve vendas, ku pritet edhe nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh mes bashkive lokale me agjencinë turke të bashkëpunimit dhe koordinimit.

Delegacioni i Erdoganit përbëhet nga tetë ministra dhe mbi 180 biznesmenë dhe nisur nga përbërja e tij, pritet që kryefjala e bisedimeve të jetë ekonomia dhe tregtia, por nuk përjashtohet mundësia që Presidenti turk të kërkojë nga Beogradi mbylljen e shkollave dhe institucioneve joqeveritare të lidhura me rivalin e tij në ekzil në SHBA, Fetullah Gylen.

Erdogan mbërriti në Beograd në orët e vona të mbërmjes së të hënës dhe në aeroport u prit nga Presidenti Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta