Muaji kundër kancerit të gjirit, mamografia e lëvizshme në Durrës

09/10/2017 00:00

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, por shumë gra në vend nuk kanë akses në kryerjen e ekzaminimeve.

“Kam shkuar dy herë për mamografi, po njëherë nuk punonte aparati dhe herën tjetër nuk kishte letër. Më thanë se do të më telefononin, por nuk ndodhi. Bëra letrat për në privat, por nuk e bëra pasi nuk kisha para. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ne”, thotë një grua.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku ndodhej dhe mamografia e lëvizshme e cila i ofroi grave të kësaj zone periferike të qytetit bregdetar mundësinë e një ekzaminimi të shpejtë dhe falas.

“Si Ministri e Shëndetësisë kemi marrë nismën që këtë muaj t’u bëjmë apel për diagnostikim për këtë sëmundje të gjitha grave, të moshave nga 45 në 50 vjeç. Ne kemi marrë masat tona me mamografitë e lëvizshme dhe është shumë e rëndësishme të kuptojmë rëndësinë e diagnostikimit dhe se të parandalosh sëmundjen është më mirë se të kurohesh”, ka deklaruar Manastirliu.

Përgjatë këtij muaji dy mamografitë e lëvizshme do të ofrojnë shërbimin në zona të ndryshme të vendit, për të vijuar dhe në muajt pasardhës.

Ministrja e Shëndetësisë tha se shërbimi për pacientët onkologjikë ka ardhur duke u përmirësuar dhe vetëm në katër vitet e fundit është dyfishuar fondi për trajtimin me medikamente të kancerit të gjirit nga 75 në 198 milionë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA