Maratona e Tiranës, vendosen kordonët e sigurisë për vrapuesit

09/10/2017 00:00

Vetëm një javë nga Maratona e Tiranës dhe bashkia është duke kryer edhe rregullimet e fundit për mbarëvajtjen e këtij eventi mjaft të rëndësishëm për kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës ka punuar gjatë gjithë fundjavës për të përkufizuar në tërë gjatësinë korsinë provizore për ecjen, vrapin, pedalimin në rrugën dytësore në kufi me Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Janë vendosur kordon sinjalizues e mbrojtës për vrapuesit e pedaluesit që frekuentojnë rrugën dytësore nga ana jugore e Parkut të Madh, deri në përfundimin e unazës së re pedonale brenda Parkut.

APR ka ndërmarrë një sërë projektesh për shtimin e hapësirave publike gjithëpërfshirëse në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit si Këndi i Lojërave, Këndet e Forcës, Fushat Multisportive, rikonstruksioni i Teatrit të Hapur, çezmat dekorative, stola, kosha, ndriçim, rrjet rrugor, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA