Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend. Për të promovuar edhe më shumë këtë produkt dhe për të rritur interesin turistik në fshatin Dvoran u zhvillua “Festa e Mollës”, aktivitet qe zhvillohet për të disatin vit radhazi nga bashkia e qytetit juglindor.
Festa ka nisur me vjeljen e mollëve simbolikisht në një prej pemëtoreve të fshatit dhe ka vazhduar më tej me panairin e mollës dhe një koncert festiv.
“Festa e Mollës është aktivitet që synon promovimin e këtij produkti të rëndësishëm të Korçës, siç është Molla, nxitja e interesit. Nga ana tjetër i shërben edh zhvillimit të turizmit në këtë zonë”, u shpreh kryebashkiaku Sotiraq Filo.
Dhjetëra fermerë kanë ekspozuar në panair varietetet e shumta të mollës të cilat i kultivojnë prej vitesh duke ruajtur një traditë të veçantë.
“Për një prodhim që ka shumë nevojë të marketohet, e të marrë markë. Është një prodhim shumë cilësor”, shprehet një prej prodhuesve.
Dvorani është një prej zonave më të njohura në rajonin juglindor sa i takon prodhimit të mollëve në tregun vendas.
Top Channel