Arrestohet për terrorizëm në Malajzi, policia jep detaje për shqiptarin
08/10/2017 00:00
Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi shtetasin shqiptar që u arrestua dje në Malajzi, bashkë me tetë persona të tjerë, me akuzën për terrorizëm.
Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet Z.K., i cili kishte mbaruar studimet e larta në Malajzi dhe punonte e jetonte prej vitesh atje.
Struktura të specializuara të Antiterrorit, në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë, si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Gjithashtu, policia po bashkëpunon edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe inteligjente, në vend dhe jashtë, duke shkëmbyer të dhëna.
Top Channel