Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron, për ne ka respekt gjithë bota Stuhia tropikale “Nate” ka marrë të paktën 22 jetë njerëzish në Kosta Rika, Nikaragua dhe Honduras, ndërsa trajektorja e lëvizjes së saj është drejt Shteteve të Bashkuara.
Vendet e Amerikës Qendrore, ku mbi 20 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, janë detyruar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Rreth 400 mijë vetë në Kosta Rika janë pa ujë të rrjedhshëm e mijëra të tjerë po flenë nëpër strehime të përkohshme.
“Nate” është përplasur mbi zonat në rrugën e tij me shira të rrëmbyer e erëra të dhunshme, duke lënë pas rrëshqitje masive dheu, përmbytje, bllokim rrugësh, ura të shembura e shtëpi të dëmtuara.
Tetë vetë humbën jetën në Kosta Rika, 11 të tjerë në Nikaragua, kur stuhia nisi të lëvizte në veri, e 3 janë viktimat në Honduras, dy prej të cilëve të rinj të mbytur në lumë. Ekipet e emergjencës raportojnë edhe për një të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në El Salvador.
Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara parashikon deri në 38 cm shi me mbërritjen e stuhisë. Ekspertët besojnë se, “Nate” do të marrë fuqi e do të kthehet në uragan të kategorisë së parë, përpara se të prekë tokën të dielën, në brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara, duke rrezikuar kështu të kthehet në stuhinë e tretë të fuqishme që godet rajonin këtë vit.
Banorët e Floridës dhe Teksasit, të përballur tashmë me furinë e motit, janë këshilluar të përgatiten edhe njëherë për kapriçot e natyrës, ndërsa ende nuk e kanë marrë veten nga dëmet e uraganëve “Harvey” dhe “Irma”.
Top Channel