Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron, për ne ka respekt gjithë bota Shtatë persona kanë gjetur vdekjen në Gjermani, prej stuhisë së fuqishme “Xavier” të përplasur furishëm mbi verilindjen e vendit. Me erëra që mbërrinin shpejtësinë 115 km në orë, ajo ka bllokuar rrugë e ka rrëzuar pemë, duke mbjellë panik mes banorëve.
Katër prej viktimave vdiqën në automjetet e tyre, dy të shtypur prej pemëve që u ranë sipër. Paralajmërimet e autoriteteve janë për një stuhi të kategorisë së tretë, që mund të mbërrijë nivelin e katërt, gjë që detyroi zyrtarët e Emergjencës Civile të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona të vendit, përfshirë Berlinin, ku njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë derisa stuhia të jetë larguar.
Situata e krijuar solli ngërçe të mëdha të qarkullimit urban.
“Unë kam që në 3 të mëngjesit që pres, por disa njerëz kanë mbetur këtu që prej ditës së djeshme, e nuk kanë mundur të largohen”, tha Thomas Nguyen.
“Donim të merrnim trenin për në Mannheim dje në mbrëmje, por nuk arritëm dot për shkak të stuhisë. Kështu që e kaluam natën në hotel, megjithatë, tani sërish po na thonë se nuk lëvizim dot”, tha Boris Krieger.
Hekurudhat gjermane e ndaluan përkohësisht lëvizjen e trenave, e vonesa pati edhe nëpër aeroporte. Disa pjesë të sistemit të metrosë në kryeqytet u mbyllën. Një sërë segmentesh rrugore, si ai që lidh Berlinin me Hamburgun, mbetën të pakalueshme, ndërsa mijëra vetë janë ende pa energji elektrike.
Top Channel