Tinguj kundër autizmit

05/10/2017 00:00

Alesja është 8 vjeç dhe ndjek shkollën e muzikës në Elbasan. Por rruga e saj deri këtu nuk ka qenë e lehtë.

E diagnostikuar me autizëm në moshën 2-vjeçare, buzëqeshja në fytyrën e Alesjas ishte e rrallë.

“Pasi e mbaroi kopështin, i pëlqente muzika dhe ne e futëm në shkollë muzike”, thotë Bashkim Aliaj, babai i Alesjas.

Prej 5 vitesh Alesja trajtohet në Qendrën e Autizmit në Elbasan, me rezultate  të dukshme.

“Ka pasur një sjellje problematike pasi i kërkonte gjërat me të qarë. Aktualisht, Alesia është më sociale”, tregon Desareta Hasa, Qendra e Autizmit Elbasan.

Alesja i shpalli luftë Autizmit kur ishte vetëm 3 vjeç.  Fillimisht ajo fitoi beteja të vogla, por shumë të vështira, ndërsa sot fiton beteja të mëdha. Ajo mëson në një shkollë publike. Ka shokë e shoqe  dhe ka zbuluar se i pëlqen matematika e gjuha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA