
Në një lëvizje të konsideruar të papritur, Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje për “rregullatore të re shtesë” sa i përket një pajisjeje ekstra të përdorur nga agresori i masakrës së Las Vegasit.
Në deklaratën e grupit në fjalë thuhet se “pajisjet që synojnë t’i kthejnë armët gjysmëautomatike të funksionojnë si të ishin armë totalisht automatike, duhet të jenë subjekt i ligjeve të reja shtesë”.
Republikanët, edhe pse kanë vite që u rezistojnë thirrjeve për të vënë nën kontroll armët në SHBA, janë shprehur se do ta marrin në konsideratë ndoshta ndalimin e përdorimit të këtyre pajisjeve. Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të zhvillojnë seanca dëgjimore, e me shumë mundësi do të hartojnë një projektligj për të nxjerrë të jashtëligjshme këto pajisje.
“NRA” bëri thirrje këtë të enjte ndaj rregullatorëve federalë, që të rishikojnë ligjshmërinë e zotërimit dhe përdorimit të të ashtuquajturave “bump-stocks”. Një projektligj për ndalimin e këtyre pajisjeve është dorëzuar në Senatin amerikan të mërkurën, nga demokratja e Kalifornisë, Dianne Feinstein.
Ndërkohë, një tjetër version i hartuar nga republikanët për këtë projektligj duhet të dorëzohet për debat jo më vonë sesa kjo e enjte, sipas asaj që thotë republikani i Floridës, Carlos Curbelo, për të vijuar më tej me debatin.
Top Channel