Irak, vetëm një zonë në duart e ISIS

05/10/2017 00:00

Forcat irakiane rimorën kontrollin e zonës në Hawijës, një prej enklavave të fundit që kontrollohej nga Shteti Islamik.

Ushtria irakiane tha se vrau rreth 200 militantë të ISIS dhe çliroi mbi 90 fshatra, duke shtyrë grupin militant drejt disfatës së plotë në Irak. Tashmë Shteti islamik kontrollon një zonë të vetme të vogël në Irak, një rrip toke përgjatë kufirit me Sirinë.

Zona e çliruar së fundmi nga ushtria irakiane banohet nga dhjetëra mijëra civilë që gjendeshin nën ligjin e IS që prej 2014s. Qeveria e Irakut tha se fitoret e fundit dëshmojnë vendosmërinë e autoriteteve për të çliruar plotësisht vendi nga militantët dhe operacionet nuk do të ndalen derisa ky objektiv të arrihet.

Ushtria irakiane prej muajsh ka nisur një ofensivë të madhe kundër Shtetit Islamik dhe rënia e Mosulit pas një betejë 9 mujore shënoi dha shenjën kryesore të disfatës së pritshme të militantëve.

Por fitorja nuk i atribuohet vetëm ushtrisë irakiane, e cila pa mbështetjen e koalicionit ajror dhe sidomos milicive kurde e arabe në terren zor se do të kishte mposhtur ISIS, i cili 3 vjet më parë e shpartalloi turpshëm duke pushtuar thuajse gjysmën e Irakut.

Top Channel