Blerani, fshati i harruar dhe pa investime

05/10/2017 00:00

Në Shkodër ka zona që nuk kanë njohur asnjë investim që kur janë krijuar si qendra të banuara. Një nga këto është edhe fshati Bleran që vetëm lumi Kir e ndan nga qyteti.

Rrugët me gropa, grumbujt e mbeturinave dhe mungesa e shërbimeve sociale kanë bërë që kjo zonë sot të jetë në ditët më të veëhtira.

Banorët thonë se në fshat jo vetëm që nuk ka rrugë e ujë, por nuk funksionon asnjë shërbim social.

“Mungojnë të gjitha, deri tek uji i pijshëm që është i nevojshëm për familjet. Por kryesore është rruga”, thotë një banor.

Blerani i ngjan një fshati të thellë malor, ndërkohë që vetëm 2 km e ndajnë nga qyteti. “Tani me zorr kalojmë. Por që kur kam lindur kështu ka qenë”, tregon një djalë i ri.

Pavarësisht premtimeve të ndryshme elektorale ndër vite, fshati Bleran vazhdon të përballet me problematika sociale që sa vijnë e rëndohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA