Veliaj liçencon 500 administratorë pallatesh

04/10/2017 00:00

Nga sot, 500 pallate në Tiranë do të kenë një administrim më të mirë duke vendosur një standard të ri në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë banorët në lidhje ambientet e përbashkëta në komunitet.

Bashkia e Tiranës shpërndau sot 500 certifikatat e para për administratorët e pallateve , të cilët do të shërbejnë si zëri i banorëve në marrëdhëniet me Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës.

I pranishëm në ceremoninë e dhënies së certifikatave ishte dhe Kryetari i Bashkisë , Erion Veliaj i cili deklaroi se përmes kësaj nisme jo vetëm që rregullohet bashkëjetesa në komunitet, por njëkohësisht punësohen edhe 500 vetë.

“Nisi si një ëndërr ndoshta e pamundur dhe sot është realitet dhe dua që në fund fare t’i jap urimin 500 administratorëve që sot marrin certifikatën për të qenë përfaqësuesit e qytetarisë në çdo pallat dhe në çdo shkallë e lagje të qytetit të Tiranës. Në thelb duhet të pranojmë edhe diçka tjetër, janë edhe 500 vetë që punësohen sot dhe nuk punësohen se i punëson shteti apo ndonjë kompani e madhe, i kanë gjetur punë vetes, kanë bindur të gjithë banorët që janë njeriu ose burri apo gruaja më e ftilluar e pallatit të tyre. Në një farë mënyre sot u urojmë edhe vetëve punë të mbare dhe suksese në punën e re”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA