Jeta e vështirë në Vergo. Banorët e fshatrave duan ujë

04/10/2017 00:00

Të paktën 4200 banorë në 9 fshatra të njësisë Vergo në Delvinë vuajnë mungesën e  ujit të pijshëm, por Edhe për vaditje.

Besmir Metushi, kryetar i fshatit Vergo, shprehet: “Tokat kanë mbetur djerrë. Jetesa është në kushte mjaft të vështira”.

Halil Çaçi, nga fshati Fushë-Vërri, thotë se ka mbjellë 1.5 ha agrume, vresht dhe pemë të tjera frutore. Bashkëshortja e tij mësuese shkon çdo fundjavë në Sarandë për të shitur pak kilogramë.

“Rruga Kardhiq-Delvinë do të ishte madhështore për zonën sepse do e zhvillonte atë dhe do u jepte mundësi fermerëve që të tregtonin. Gjithashtu, prodhimi do të dilte me kosto të ulët. Tani jemi pothuajse në kushte primitive”, thotë fermeri.

Fshati më i largët, Tatzati, gjendet 11 km larg segmentit të asfaltuar të rrugës në ndërtim Kardhiq-Delvinë. 32 fëmijë të kësaj zonë udhëtojnë rreth 2 orë çdo ditë për në shkollë.

“Zonat e thella si kjo ku jetojmë ne janë harruar fare”, thonë banorët.

9 fshatrat e njësisë Vergo, të vendosur mbi kodrat e luginës së Kalasës kanë klimë të butë dhe kullota të pasura. Por, në zonat më të largëta, më shumë se 70% e popullsisë është e larguar dhe 80% e tokës është lënë djerrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA