Manastirliu në Elbasan: Pastrim dhe higjienizim spitaleve

03/10/2017 00:00

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi në Elbasan vijimin e punimeve për pastrimin e hapësirave brenda territorit të spitalit rajonal.

Manastirliu tha se pastrimi i spitaleve nuk do të mbetet në territorin e jashtëm të tyre, por një aksion edhe më i madh do të zhvillohet për higjienizimin e ambienteve të brendshme të spitalit.

Nga spitali i Elbasanit ministrja prezantoi uniformat e personelit shëndetësor.

Minastirliu tha se shumë shpejt Spitali i Elbasanit do të ketë për herë të parë edhe rezonancën magnetike, e cila së bashku me skanerin përmirëson diagnostikimin e sëmundjeve dhe u kursen pacientëve udhëtimin për në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA