Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” vijon nismën vullnetare për ndihmë dhe solidaritet në adresë të familjeve në nevojë dhe qytetarëve me probleme shëndetësore.
Këtë herë fondacioni ka organizuar një fushatë masive solidariteti për dhurim gjaku për njerëzit me nevoja të ndryshme shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.
“Sot kemi nisur fushatën e dhurimit të gjakut në Tiranë dhe Durrës. Dhurimi do të vazhdojë deri më datë 15 për qytetet e tjera. Aktiviteti do të zgjasë deri në orën 18.00 të pasdites”, sqaron Arbër Hajdari.
Ata që duan të shpëtojnë jetë përmes kësaj nisme mund t’i drejtohen faqes së “Fundjavë Ndryshe” në Facebook për të mësuar më shumë për vendin ku mund të dhurojnë gjak.
“Shumica e njerëzve që po dhurojnë janë studentë, ekipe basketbolli dhe presim që numri të shtohet me kalimin e orëve”, thotë Hajdari.
Top Channel