Bashkia e Tiranës merr çmim për transparencën

02/10/2017 00:00

Bashkia e Tiranës ka marrë çmimin e Transparencës në ceremoninë e prezantimit të gjetjeve të Monitorimit 2017, organizuar nga Infocip.

Çmimi iu dorëzua kryebashkiakut Erion Veliaj për modelin më të mirë që ka implementuar Bashkia e Tiranës duke shënuar rritjen më dinamike nga 2016 në 2017 për implementimin e ligjit të Qeverisjes Vendore.

“Kur erdha vitin e parë thanë, kryetar suksese, more notën 4 për vlerësimin. Unë sa kisha ardhur në Bashkinë e Tiranës, sigurisht viti ynë i parë, s’punonte faqja e internetit jo më që të ruhej një protokoll për pyetje-përgjigjet, jo më që të mbarohej ndonjë punë, jo më që të ëndërronim që të hapnim një portal opendata që është përtej këtyre 5 karakteristikave që janë vlerësuar, apo një aplikacion si “Tirana Ime” që e ka çuar në një nivel krejt tjetër mënyrën e komunikimit dhe të zgjidhjes së problemit. Ne mund ta kishim harxhuar gjithë këtë energji duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrit ose siç bëmë që e shpenzuam këtë energji ku bashkia më skandaloze nga nota 4 ,mori notën 9.9. Duhet të marrim ende 10 por ndoshta kjo do të jetë sfidë për vitin tjetër”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se një standard i ri është vendosur edhe përmes aplikacionit “Tirana Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë për çdo problematikë. “Në vit ne kemi 11 mijë raportime dhe zgjidhje të problematikave vetëm nga aplikacioni “Tirana Ime”, që tani ka shtuar edhe opinione si pagesa e parkingut apo edhe të tjera, kjo ishte në 2016. Vetëm në gjysmën e parë të 2017 mbi 5 mijë kërkesa. Do ishim shumë të gatshëm, që platformën që tashmë një bashki e ka bërë dhe e ka testuar, të mund të përdoren falas, edhe nga gjithë bashkitë e tjera”, u shprej Veliaj.

Tirana është dhe qyteti i parë në Shqipëri me një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës, në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA