Vlorë, plagosje me armë zjarri në fshatin Vranisht
01/10/2017 00:00
Pas ngjarjes së rëndë të paradites në Vlorë, një tjetër plagosje ka ndodhur në rrethinat e këtij qyteti.
Ngjarja këtë herë ka ndodhur në fshatin Vranisht dhe i plagosuri mësohet se është shtetasi Roland Shkurti, rreth 40 vjeç.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo plagosje janë end të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Top Channel