Plagosjet në Tiranë, autorët ende në kërkim
30/09/2017 00:00
Për plagosjen e katërfishtë mbrëmjen e së premtes në zonën e Laprakës në Tiranë, edhe pse policia deklaroi se ka identifikuar autorët, deri më tani nuk ka asnjë person të vënë përpara drejtësisë.
Prej më shumë se 20 orësh, policia po kërkon vëllezërit Seferi, të cilët janë identifikuar për këtë ngjarje, e cila dyshohet se ka si motiv mosmarrëveshjet apo edhe ndonjë hakmarrje mes familjeve Seferi dhe Lela, të cilat janë me origjinë nga Puka, por me banim në Tiranë.
Ndërkohë, kjo ngjarje duket se ka hapur konflikte të reja për autorët, pasi ata, përveç shënjestrës së tyre, kanë plagosur edhe tre persona të tjerë që nuk kishin lidhje me problemet e tyre.
Top Channel