Mbrojtja e mjedisit, Klosi dhe Xhafaj: Ashpërsim të ligjit

30/09/2017 00:00

Krimi mjedisor do të dënohet si çdo krim tjetër. Këtë e parashikon ligji, megjithëse për ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit nuk ka gjetur zbatim.

“Legjislacioni në fuqi nuk lejon kërkënd të trajtojë mjedisin si mall pa të zot. Kush dëmton mjedisin dëmton mallin tonë të përbashkët dhe duhet të dënohet. Për këtë duhet një strategji e përbashkët, ku prefektët duhet të kenë rolin e zbatimit bashkë me krerët e bashkive. Edhe forcat e rendit në këtë aspekt kanë një rol jetik”, deklaroi ministri Blendi Klosi.

Në një takim të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Klosi tha se ligji do të ashpërsohet, ndërsa u kërkoi prefektëve dhe drejtuesve të policisë të verifikojnë zbatimin e ligjit në terren. Kjo vlen edhe për bizneset në plazhe që duhet të garantojnë turizëm të sigurt dhe të pastër.

“Ka padyshim probleme që vijnë nga ata që e menaxhojnë turizmin, probleme të infrastrukturës. U kërkojmë atyre që menaxhojnë plazheve private që të kenë që sot një kullë vrojtuese, një punonjës të territorit që di të kujdeset për jetë e njerëzve dhe disa rregulla të qarta. Është shumë e thjeshtë”, tha Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA