Italiani vrasës kapet në Durrës me dokumenta sllovene

30/09/2017 00:00

Një shtetas italian, i cili kërkohej në Spanjë për vrasje, është arrestuar në Portin e Durrësit.

Ai ka tentuar të kalojë kufirin drejt Italisë me dokumenta false sllovene. 58-vjeçari Giuliano Velo jetonte i fshehur në Shqipëri dhe nga verifikimi i policisë pasi u ndalua, rezultoi se ishte shpallur në kërkim.

Ai është arrestuar me qëllim ekstradimin në Spanjë, ku kishte kryer krimin që dënohet me 25 vite burgim. Në qershor të këtij viti, në qytetin e Aguilas në Spanjë, ai kishte vrarë me armë zjarri një shtetas italian.

Top Channel