Xhafaj e Klosi, takim me drejtuesit e policisë për turizmin
29/09/2017 00:00
Ministrat Fatmir Xhafaj dhe Blendi Klosi mblodhën në një takim drejtuesit e lartë të policisë dhe prefektët e qarqeve mbi analizën e sezonit turistik dhe masat që do të merren për mbarëvajtjen e sezonit të ardhshëm.
Ministrat kanë kërkuar që masat për sezonin e ri turistik 2018 të nisin që në muajin tetor.
Turizmi do të jetë prioritet thelbësor për mandatin e ri qeverisës. Në takim mungonte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako për shkak të angazhimeve jashtë vendit.
Top Channel