Kumari i paligjshëm, procedohen pronarët e dy lokaleve në Tiranë

29/09/2017 00:00

Dy pronarë lokalesh që organizonon lojra fati të paligjshme janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar tavolina pokeri dhe aksesorë të tjerë për zhvillimin e kumarit të paligjshëm.

Në një prej lokaleve u gjetën duke luajtur 10 shtetas, ndërsa edhe javën e kaluar në kryeqytet u zbuluan dy mjedise të tilla ku zhvillohej aktivitet i paligjshëm.

Top Channel