
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, nga zona turistike e Razmës në Malësi të Madhe ka deklaruar se 4 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ajo të ecë përpara.
Sipas Sattler, kjo periudhë përbën një shans unik për të bërë detyrat e shtëpisë dhe për të plotësuar kushtet e kërkuara, në mënyrë që vendi të sigurojë mbështetjen që i duhet.
“Katër vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, janë një shans i mirë për të ecur përpara, për të bërë dëtyrat e shtëpisë, për të plotësuar kushtet e kërkuara dhe ne pastaj do ta ndihmojmë me kënaqësi Shqipërinë. Austria është mbështetësja kryesore e Shqipërisë në rrugën e integrimit”, ka deklaruar Sattler.
Këtë deklaratë ambasadori austriak e ka bërë gjatë një eventi ku së bashku me Shoqatën Shqiptare të Alpinizmit ishin në zonën turistike të Razmës për të promovuar turizmin malor në kuadër të projektit “Të rizbulojmë malet e Shqipërisë”.
Top Channel