“Vjeshta”, sekuestrohen 4 automjete me vlerë 1 mln euro
28/09/2017 00:00
Në vijim të operacionit “Vjeshta 2017”, policia e kryeqytetit ka sekuestruar këtë të enjte 4 automjete luksoze.
Bëhet fjalë për dy mjete të markës “Audi” dhe dy të llojit “Mercedes Benz”, me vlerë të përbashkët 1 milion euro.
Burime policore bëjnë të ditur se automjetet dyshohet të jenë blerë përmes parave të siguruara nga aktivitete kriminale.
Burimet shtojnë se operacioni “Vjeshta 2017” do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Top Channel