Vendimi për merkatën e Korçës, tregtarët kundër bashkisë

28/09/2017 00:00

Tregtarët e fruta perimeve, mishit dhe bulmetit në merkatën e qytetit të Korçës protestuan kundër vendimit për t’i nxjerrë nga ky ambjent.

Tregtarët duhet të dalin brenda muajit shtator, në bazë të një urdhri për lirimin e hapësirës, e cila do t’i kthehet pronarit të truallit.

 Për 200 tregarët, bashkia ofron dy hapësira të tjera të përkohshme derisa të përfudnojë merkata e re. Por protestuesit thanë se këto ambjente janë të papërshtatshme.

“Ku mund të shkojmë ne? Nuk na ka dhënë rrugëzgjidhje bashkia. Bashkia ka 5 vjet që e ka shitur tregun. Jemi mbledhur edhe përpara një viti”, thotë një tregtare.

“Kemi kohë që kemi biseduar për pazarin, por s’e vë njeri ujin në zjarr. Ku do na hedhin neve? Në rrugë do na hedhin”, shprehet i shqetësuar një tjetër.

“Bashkia, duke u njohur me këtë shqetësim të tregtarëve ka marrë masat për adresimin e problemit. Zgjidhja finale do të jetë projekti i madh që ne kemi prezantuar, ndërtimi i një merkatoje të re për produktet bujqësore e blegtorale të Korçës”, ka deklaruar ndërkohë kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo.

Tregtarëve të vegjël do t’u duhet të vendosen në dy tregje të improvizuara në periferi të tregut ushqimor të Korçës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA