Toka do t’i kthehet pronarit, banorët e Imshtit kundër bashkisë

28/09/2017 00:00

Tokat që banorët e fshatit Imsht në Lushnje punojnë prej 25 vjetësh do t’u kthehen pronarëve.

Banorët protestuan duke kërkuar zgjidhje, pasi pa toka ata nuk kanë me çfarë të sigurojnë të ardhura. Për këtë arsye, ata bllokuan rrugën në qendër të fshatit.

“Na ka dhënë urdhër bashkia që do të marrë tokat dhe do t’ia japë gjoja pronarit. Nuk e dimë fare se kush është ky pronar. As e njohim fare. Nuk e lëshojmë tokën”, u shpreh një banor.

Rretj 800 dynymë tokë buzë lumit Seman u ishin dhënë në shfrytëzim banorëve nga kryesia e fshatit dhe jo sipas ligjit 7.501.

Burime nga Bashkia e Lushnjes konfirmojnë për Top Channel se 150 hekatë tokë do t’i kthehen pronarit, por nuk sqarohet nëse do të jepen me qera apo do të ketë ndonjë formë kompensimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA