
Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi e projektin e parkut qendror të qytetit, që parashikohet të ndërtohet në fund të bulevardit të ri të kryeqytetit. Lëvizja Socialiste për Integrim votoi të gjitha vendimet e këshillit bashkiak të Tiranës.
Votën pro shumicës së vendimeve e dhanë edhe këshilltarët e Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan vetëm parkut qendror të Tiranës. Projekti u paraqit dhe u prezantua teknikisht përpara antarëve, gjatë seancës, ndërsa kreu i bashkisë, Veliaj tha se parku qendror i bulevardit do të forcojë edhe më tej pozitën e Tiranës si kryqyteti i turizmit.
Ai prezantoi disa nga punët dhe projektet që do të nisin këto ditë në Tiranë, siç është ai i testimit të autobusëve elektrikë në qytet, që do të provohen në një nga linjat e transportit urban, me shumë mundësi në linjën e kombinatit dhe që do të jenë në pronësi të bashkisë.
Ndërkohë në mbledhje u miratuan edhe disa tarifa për përdorimin e hapësirave publike në disa zona periferike të Tiranës, që përdoren nga baret dhe lokalet. Antarët votuan unanimisht edhe për një shpërblim monetar për zjarrfikësit që u angazhuan në shuarjen e zjarreve në qarkun e Tiranës.
Top Channel