
Dy vëllezër kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin nacional Korçë- Kapshticë.
Billi dhe Simon Telo, 23 dhe 17 vjeç nga fshati Plasë kanë qenë duke lëvizur me motoçikletë, ndërsa janë përplasur nga një automjet.
Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Progër, ndërsa sipas të dhënave të policise një mjet tip “Benz” me targë AA501HV, me drejtues shtetasin P.G., rreth 55 vjeç, banues në Bilisht është përplasur me motoçikletën me të cilin udhëtonin dy vellezerit.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë dy të rinjtë gjetur vdekjen gjatë transportimit për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës.
Ata kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin drejtim lëvizjeje dhe në momentin kur motori ka qenë duke u kthyer në një kthesë, automjeti i ka goditur nga mbrapa, ndërsa shkak dyshohet se është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Top Channel