Këshilli Bashkiak miraton Parkun Qendror të Tiranës
28/09/2017 00:00
Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, anëtarët miratuan projektin e Parkut Qendror të qytetit, që parashikohet të ketë një sipërfaqe 6 herë më të madhe sesa Parku “Rinia”, me vendndodhje në fund të bulevardit të ri.
Projekti u prezantua përpara anëtarëve në Këshill, ndërsa mbledhja vijon ende.
Ndërkohë, në mbledhjen e sotme në Këshill, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se, shpejt do të nisë testimi i autobusëve elektrikë në një nga linjat urbane në kryeqytet.
Gjithashtu, sipas rendit të ditës është parashikuar edhe një shpërblim për zjarrfikësit e angazhuar për fikjen e zjarreve gjatë muajve të verës, në territorin e Bashkisë së Tiranës.
Top Channel