Aksident në Levan-Tepelenë, vdes 48-vjeçari
28/09/2017 00:00
Një 48-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh të Fierit.
Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 16:00, kur 55-vjeçari me inicialet A.A., banues në Vlorë dhe nën drjetimin e mjetit tip “Range Rover” me targa AA007RB është përplasur me mjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.M., 48 vjeç banues në fshatin Cakran të Fierit.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen 48-vjeçari që ndodhej nën drejtimin e mjetit tip “Benz”.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në komisariat 55-vjeçarin që drejtonte “Range Rover” dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel