17 gushtin e vitit 2016 ndodhi ngjarja e rëndë, kur një 12-vjeçar që po pushonte te gjyshërit e tij në Palasë, u vra dhe iu pre koka barbarisht nga një i sëmurë mendor. Autori ishte Jorgo Zani, i cili mëngjesin e kësaj të mërkure i dha fund jetës me vetëvrasje.
Pas arrestimit më 18 gusht, Zani u dënua dhe po vuante dënimin në burgun e Krujës, por në mëngjes ai është gjetur i pajetë në oborrin e burgut. Nëpërmjet telit të rrufepritëses së ndërtesës së burgut, ai u ngjit në taracën e katit të dytë dhe prej andej është hedhur në tokë. Policia njoftoi se i burgosuri vdiq menjëherë, ndërsa gjatë kohës që mbahej i izoluar ishte edhe nën trajtim ambulator për shkak të problemeve psikike që kishte shfaqur.
Akti makabër i vrasjes dhe përçudnimit të kokës së 12-vjeçarit, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku, tronditi rëndë jo vetëm Palasën e qetë, por të gjithë vendin. Dëshmitarët ndihmuan policinë, e cila e arrestoi menjëherë 30-vjeçarin që kurohej për probleme të rënda me alkoolin dhe lëndët narkotike.
Më 17 gusht të vitit 2016, Jorgo Zani dhe 12-vjeçari ishin së bashku në një nga rrugët e fshatit Palasë, ku ndodhi ngjarja. Banorët kishin gjetur 30-vjeçarin që po godiste me mjete të forta kokën e prerë të minorenit.
Tragjedia u bë shkak që një tjetër minoren që jetonte i braktisur në fshatin Palasë të shpëtohej. Ai shoqërohej gjithë kohës me Jorgo Zanin dhe për banorët e Palasës ishte thjesht një fëmijë që vidhte për të jetuar. Pasi historia e tij u mësua, shërbimi social e mori të miturin që tani jeton në Shtëpinë e Fëmijës në Sarande dhe që nga një fëmijë shumë problematik, me një të ardhme të zymtë, është kthyer në një nxënës shembullor.
Top Channel