Partnerja e tij tërhoqi 200,000 euro nga llogaria bankare, grindja mes Valentino Rossit dhe babait të tij përfundon në gjykatë Presidenti Donald Trump propozoi ndryshimin më të madh të taksave në tre dekada, duke ofruar ulje taksash për shumicën e amerikanëve, por gjithashtu duke marrrë kritika se plani i tij favorizon të pasurit dhe kompanitë e mund t’i shtojë triliona dollarë defiçitit të ekonomisë.
Propozimi, i cili sipas Trump ndihmon punëtorët dhe krijon vende pune, do të ketë një betejë shumë të vështirë në Kongres, pasi republikanët janë të ndarë për të, ndërsa demokratët kundër.
Plani i Trump synon që të ulë taksat për të ardhurat e kompanive, të reduktojë taksat për bizneset, të reduktojë taksimin e lartë për individët dhe gjithashtu të eliminojë disa mënyra për të shmangur pagesën e taksave të larta.
“Do të jetë diçka speciale dhe është reduktimi më i madh i taksave në historinë e SHBA-ve”, deklaroi Trump për reporterët, por ekspertët thonë se plani që mbështetet nga bizneset e mëdha, paraqet shumë pak detaje se si do të paguhen reduktimet e taksave pa shtuar defiçitin.
Por presidenti miliarder nxitoi të theksonte se ai vetë s’do të përfitonte financiarisht dhe se të pasurit kanë përfitime minimale nga ai. Demokratët u hodhën menjëherë në sulm dhe thanë se plani bën më të pasur të pasurit, nuk ndihmon aspak shtresën e mesme dhe mbi të gjitha rrit defiçitin.
Prej dekadash, ligjvënësit në SHBA nuk kanë mundur të bëjnë një reformin të kodit të taksave dhe hera e fundit ishte në vitin 1986.
Top Channel