Plumba për baste. Plagoset një person në Elbasan, një i arrestuar në Tiranë

27/09/2017 00:00

Incidente me armë zjarri ndodhën mbrëmjen e së martës në dy pika bastesh në Tiranë dhe Elbasan.

Pas një sherri brenda lokalit në lagjen “Luigj Gurakuqi” sulmuesi që dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me armë zjarri personin me të cilin ishte grindur.

34-vjeçari i lënduar ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Por, autori, edhe pse është identifikuar, nuk është kapur ende nga policia.

Një person u shpall në kërkim edhe në Tiranë, ndërsa një tjetër u arrestua në rrugën “Bardhyl”.
 
37-vjeçari Sandër Dapaj, u kap me një armë zjarri të llojit “Beretta”, pasi qëlloi në ajër. Ai ishte grindur me 5 klientë në një lokal bastesh. Ndërsa, policia thotë se po punon për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në këtë ngjarje, pronari i pikës së basteve është shpallur në kërkim për organizim të llotarive të palejuara” dhe “vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra fati”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta