Tifozët holandezë shkaktojnë trazira në Napoli

26/09/2017 00:00

Rreth 200 tifozë të Feyenoord kanë udhëtuar drejt Italisë për të ndjekur ndeshjen e Champions League mes Napolit dhe ekipit holandez, pavarsisht se atyre u është ndaluar të ndjekin ekipin në transfertë.

Edhe në Napoli, tifozët e Feyenoord kanë shkaktuar trazira, ndërsa raportohet se tre prej tyre janë arrestuar sepse kanë sulmuar policët që po tentonin t’i mbanin nën kontroll.

Tre të arrestuarit janë të moshës 21 vjeçare, në gjendje të dehur, që do të akuzohen për prishje të qetësisë publike dhe dhunë ndaj policëve në detyrë.

Kuestura e Napolit njofton se një grup tjetër tifozësh të dehur po endet në qendrën historike të qytetit, por që janë nën kontrollin e policisë. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta